Rama merr pjesë në Forumin për Urbanizëm në Turqi: Projektues nga e gjithë bota u informuan për ndryshimet në Prishtinë

15:03 | 7 Tetor 2023
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po merr pjesë në Forumin për Urbanizëm në Marmara, në Stamboll të Turqisë.

Ai atje ka paraqitur të arriturat e Kryeqytetit në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për mësim e jetesë më të mirë për fëmijët.

“Në Forumin për Urbanizëm në Marmara, në Stamboll të Turqisë prezantova të arriturat e Kryeqytetit në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për mësim e jetesë më të mirë për fëmijët tanë, duke ndërtuar çerdhe, shkolla të reja për edukimin e arsimimin e tyre”, shkruan Rama në Facebook.

Tutje ai është shprehur se vazhdimisht po krijojnë hapësira publike e kënde të lojërave nëpër lagje e pranë shkollave.

“Vazhdimisht krijojmë hapësira publike e kënde të lojërave nëpër lagje e pranë shkollave tona. Për talentët e rinj po organizojmë ngjarje e gara të rëndësishme të robotikës. Duke mos i lënë anash të vegjëlit tanë, ne po organizojmë vizita mjekësore në shtëpi për të bërë kontrollet e para që në ditët e para të lindjes”, shkruan ai.

Rama tha se kryetarë komunash arkitektë, inxhinierë ndërtimi e projektues nga e gjithë bota ishin të pranishëm në këtë forum ku u informuan për ndryshimet që janë duke i bërë në Kryeqytet, duke shtuar se i kanë dyert e hapura për vizitë.

“Kryetarë komunash, arkitektë, inxhinierë ndërtimi e projektues nga e gjithë bota ishin të pranishëm në këtë forum ku u informuan për ndryshimet që jemi duke i bërë në Kryeqytet. U bëra ftesë të vijnë për vizitë, për t’u takuar me prishtinasit dhe për të përjetuar gjallërinë e mikpritjen tonë. Ne i kemi dyert e hapura për vizitorë, ideatorë e investitorë të cilët mund të na ndihmojnë ta transformojmë Prishtinën në një vend metropolitan”, ka përfunduar Rama./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme