Begaj dënon sulmin në Izrael: Shqipëria qëndron e vendosur kundër çdo forme terrorizmi

14:51 | 7 Tetor 2023
E.K

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me sulmin e Hamasit kundër Izraelit, i cili u regjistrua mëngjesin e kësaj të shtune.

Përmes një postimi në platformën “X”, Begaj ka dënuar sulmin, duke thënë se Shqipëria në këto momente po i qendron pranë Izraelit.

“Dënoj fuqishëm sulmet ndaj Izraelit nga Hamasi. Në këto momente, ne qëndrojmë me Izraelin. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Shqipëria qëndron e vendosur kundër çdo forme terrorizmi”, ka shkruar Begaj./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Sulmi në Izrael, të paktën 40 të vrarë dhe mbi 750 të plagosur

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme