Google ADS

Kosova solidarizohet me Izraelin, Osmani: Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm

12:53 | 7 Tetor 2023
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar sulmin terrorist kundër Izraelit.

Ajo ka thënë se është e tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael, duke shprehur solidaritetin e plotë me popullin dhe shtetin e Izraelit.

“Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me presidentin Isaac Herzog, popullin dhe shtetin i Izraelit në këto orë të errëta. Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, ka shkruar Osmani, përcjell Arbresh.info

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka dënuar sulmin terrorist kundër Izraelit.

MPJ përmes një postimi në platformën “X” kanë shkruar se Kosova qëndron në solidaritet të plot me Izraelin në këto momente të tmerrshme.

“Kosova dënon fuqishëm sulmet terroriste kundër Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Izraelin në këto momente të tmerrshme. Lutjet tona janë për viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, thuhet në postim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme