Tri ndeshje interesante në Serie A – Milan, Juventus dhe Inter zbresin në ‘podium’

10:18 | 7 Tetor 2023
K.B

Serie A vjen sot me tre ndeshje fantastike, atje ku në fushë zbresin Inter, Milan dhe Juventus.

Me fillim nga ora 15:00, Interi përballet me skuadrën e Bolognas, me ‘Neruazzurët’ që kërkojnë pikët e plota.

Në ora 18:00, Juventus dhe Torino përballen në derbin lokal, një derbi që tradicionalisht ka qenë i ‘nxehtë’.

Në mbrëmje, Milani luan në transfertë tek Genoa, me ndeshjen që nuk pritet të jetë aspak e lehtë për ‘Rossonerët’ në ‘Luigi Ferraris’./lajminet

Të ngjashme