Google ADS

Arteta beson se lojtarët e tij ndaj Cityt do të duhet të jenë “në më të mirën e tyre për 100 minuta”

09:19 | 7 Tetor 2023
K.B

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur për ndeshjen ndaj Manchester Cityt, në kuadër të Premier Leagues.

Arteta beson se lojtarët e tij do të duhet të jenë “në më të mirën e tyre për 100 minuta” për të mposhtur Cityn.

Dy skuadrat më të mirat e sezonit të kaluar përballen në Emirates me një pikë që i ndan në renditje.

Bukayo Saka është “në garë” për të luajtur pas një lëndimi që pësoi në humbjen ndaj Lensit në kuadër të Ligës së Kampionëve, thotë Arteta./kk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme