Google ADS

Siç din vetëm ajo, Bora Zemani shkëlqen në skenën magjike të DWTS

08:25 | 7 Tetor 2023
K.B

Mbrëmë nisi sezoni i dytë i “Dancing With The Stars”.

Prezantuesja e këtij programi Bora Zemani nuk zhgënjeu me paraqitjen.

E në mesin e komplimenteve të shumta, njëri ishte më i veçanti.

Partneri i saj i jetës, Donald Veshaj ka ndarë një Instastory, ku ai shihet se ishte duke e ndjekur emisionin, e duke thënë për Borën se sa e bukur është.

“Sa e mirë është, kjo është shumë e mirë”, dëgjohej duke thënë ai, përcjell Arbresh.info

E vlen të përmendet se moderatorja pak para se të startonte programi, ndau mesazhin që ia kishte dërguar babai.

“Borushe, shpirti dhe rrahja e zemrës, Çeçua të uron suksese dhe mbarësi në fillimin e dytë, të cilën pa dyshim e drejton me profesionalizim tënd të padiskutueshëm. Mbarësi sonte në natën e parë dhe qofsh e bardhë dhe e marë në jetë të jetëve ashtu siç e ke emrin shpirti im. Të dua, suksese dhe të puth shpirti im”, thuhej në mesazhin e babait të Borës.


Kujtojmë se Bora ndan skenën me moderatorin Eno Popi, dhe personalitete të ndryshme ndajnë pistën e vallëzimit.

Fytyra të dashura për publikun do të marrin pjesë në këtë edicion, Fifi, Juliana Nura, Maestro i Big Brother Vip Albania, e shumë të tjerë do të garojnë për çmimin e madh.

Në jurinë profesionale në krye me Ilir Shaqirin, e ku këtë herë do të merr pjesë edhe Olta Gixhari./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme