Google ADS

Turqia neutralizoi 26 militantë në Siri

22:23 | 6 Tetor 2023
K.B

Forcat e Sigurisë të Turqisë i vazhduan tw premten sulmet ndaj militantëve kurdë në veri të Sirisë dhe në lindje të Turqisë, njoftuan autoritetet turke.

Ankaraja tha se do të vazhdojë t’i shkatërrojë resurset e tyre nëpër rajon, duke e përshkallëzuar konfliktin gati një javë pas sulmit me bombë në afërsi të Parlamentit turk në Ankara.

Ushtria i “neutralizoi” 26 militantë kurdë në veri të Sirisë gjatë natës, si hakmarrje për sulmin me raketë ndaj një baze turke, tha Ministria e Mbrojtjes.

Turqia e përdor shprehjen “neutralizim” për të nënkuptuar “vrasje”.

Si pasojë e sulmit me raketë në bazën turke nga milicia kurde e Sirisë u vra një oficer i Policisë së Turqisë dhe u plagosën shtatë policë dhe ushtarë më zonën Dabiq në veri të Sirisë të enjten mbrëma, tha Ankaraja.

Turqia, po ashtu, kreu sulme ajrore dhe i shkatërroi 30 caqe militante në zona tjera në veri të Sirisë, përfshirë një pus nafte, një magazinë dhe mburoja, tha Ministria e Mbrojtjes./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme