Google ADS

Kurti kërkon nga ndërkombëtarët që të mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë

22:04 | 6 Tetor 2023
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar përsëri ndaj komunitetin ndërkombëtar, pasi sipas tij nuk po mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë.

Në një intervistë për Sky News, Kurti ka folur për agresionin e Serbisë më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, tashmë heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Ata e mohojnë sepse po luajnë me librin e lojërave të Putinit në Donbas. Burra të vegjël të gjelbër në pjesën veriore të Kosovës. Jo aq pak, por njerëz të gjelbër me siguri, që donin të fillonin një luftë dhe të ndanin Kosovën”, ka deklaruar Kurti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme