Andre Onana po vuan në Angli te Manchester United, skuadër ku u transferua gjatë verës për 55 mln euro. Portieri nga Kameruni, mbylli një sezon fantastik me Interin, ndërkohë që nuk po e përsërit veten te “Djajtë e Kuq”.
Pasiguri, gafa dhe shumë kritika. Tifozët e United kërkojnë rikthimin e David De Geas mes shtyllave të skuadrës së zemrës. Ndërkohë që trajneri Erik ten Hag vijon të mbrojë Onanan.
27-vjeçari beson se do të rikthehet në formën e ditëve më të mira, njësoj si edhe skuadra e United. Që e ka nisur shumë keq sezonin e ri, duke regjistruar 3 fitore dhe 6 humbje mes Premier dhe Champions League.
ESPN raporton se Onana po merr në konsideratë të mos garojë me kombëtaren e Kamerunit në Kupën e Kombeve të Afrikës, që do të zhvillohet gjatë muajit janar.
Sipas një burimi të afërt me “gardianin”, prioriteti i tij është të fokusohet tek United pas fillimit të vështirë të sezonit, ku në disa raste ka ndëshkuar skuadrën me gabimet e tij.
Gjithsesi, Onana do të marrë vendimin përfundimtar pas bisedës që do të zhvillojë me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kamerunit.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA