Sulmi me 55 të vrarë në Kharkiv, ekipi i OKB-së mbërrin në fshatin ukrainas

11:56 | 6 Tetor 2023
KRG

Një ekip i OKB-së është dërguar për të inspektuar sulmin e Rusisë në fshatin lindor të Ukrainës, Hroza, në Kharkiv, sipas një deklaratë të  Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Sipas informacioneve të fundit, 55 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit në një kafene dhe dyqan.

“Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, i cili pa vetë ndikimin e tmerrshëm të sulmeve të tilla, është thellësisht i tronditur dhe  dënon këto vrasje,” tha zëdhënësja e OHCHR, Elizabeth Throssell.

“Ai ka dërguar një ekip në terren në vend për të folur me të mbijetuarit dhe për të mbledhur më shumë informacione.”/abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme