Nisi sot në Tiranë takimi i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit me pritjen e delegacioneve. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mirëpriti ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, vendeve të BE në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e institucioneve të BE-së, si dhe përfaqësues të organizatave rajonale.
Hasani priti me radhë George Gerapetritis, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Olivér Várhelyi, komisionerin e BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç, ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç, njëkohësisht ministri në Detyrë për Punët e Jashtme.
Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Analena Berbok (Annalena Baerbock) në një deklaratë për media nga Pallati i Brigadave në nisje të Ministerialit, ka komentuar çështjet që lidhen me migracionin e paligjshëm, situatën e tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë dhe integrimin evropian të rajonit.
Në lidhje me këtë të fundit, ministrja gjermane u shpreh se nevojitet përshpejtim i procesit integrues të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Është qëndrimi i qeverisë gjermane dhe i Bashkimit Evropian që të përshpejtohet integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Me të drejtë ka pasur një lodhje në vitet e fundit nga të rinjtë, të cilët kanë zgjedhur rrugën drejt Evropës. Edhe ne si qeveri gjermane në këto vite e kemi përsëritur se nëpërmjet Procesit të Berlinit duhet t’i japim një zgjidhje kësaj. Kjo do të arrihet me politikën e lëvizjes së lirë, për të jetuar dhe punuar në vendin ku ata duan”, u shpreh ajo.
Siguria në rajon, ishte një tjetër pikë në të cilën ministrja gjermane u ndal gjatë komunikimit të saj për mediet.
Berbok u shpreh se është në interes të të gjitha vendeve, që qytetarët të jetojnë të sigurt e të lirë.
“Ideja është që të punojmë së bashku me rajonin në kuadër të Procesit dhe për këtë kemi vërejtur shumë reforma të kryera në vitet e fundit. Ndërsa në ditët dhe javët e fundit kemi pasur çështjen e sigurisë në fokus, e cila do të ishte në interesin e të gjitha vendeve të rajonit, që njerëzit të jetonin të sigurt, të lirë dhe në miqësi me njëri-tjetrin”, deklaroi ajo.
Sa i përket tensioneve në veri të Kosovës, Berbok shprehu shqetësimin mbi sulmin në Banjskë, teksa shtoi se “prandaj Procesi i Berlinit është një nismë e cila apelon direkt se rruga për në BE duhet kryer së bashku, duke respektuar integritetin territorial”.
24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit janë pjesë e takimit të ministrave të Jashtëm i cili i paraprin samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor.
Sipas njoftimit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, takimi do të drejtohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Takimi do të ketë 2 sesione të cilat do të jenë të mbyllura dhe në fund ministri Hasani, ministrja gjermane Baerbock dhe komisioneri Varhelyi do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp./rtsh
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?