Klubi i basketbollit Trepça ka arritur që ta mposhtë ekipin nga Estonia, Parnu, në kuadër të kualifikimeve për fazën e grupeve në FIBA.
Trepça fitoi kundër Parnus me rezultat 77 – 67, me të cilin rezultat siguroi kualifikim për në fazën e grupeve, njofton Klankosova.tv.
Ndonëse mitrovicasit nuk e nisën mirë ndeshjen duke e humbur çerekun e parë me rezultat 11:15, të tre çerekët e tjerë i fitoi me rezultat 21:20, 26:19 dhe 19:13.
Lojtari më i dalluar te Trepça ishte Bracy-Davis me 17 pikë e tetë vjedhje topash, teksa te Parnu, lojtari më i mirë ishte Tamm me 16 pikë e një asistim.
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...