Raporti me i ri rreth përditësimit të ekonomisë për Evropë dhe Azi Qendrore thotë se aktiviteti ekonomik në Kosovë u ngadalësua.
Vlerësimi më i ri, i Bankës Botërore është se megjithatë ka një përmirësim në rritje të ekonomisë evropiane, por mbetet nën nivelet e para pandemisë.
Kosova sipas raportit duhet të vazhdoj me reforma strukturore në sektorët e energjisë, arsimit, mbrojtjes sociale dhe shëndetësisë.
Mes një konteksti sfidues global, rritja ekonomike e Kosovës u ngadalësua, por mbetet pozitive. Ky është përditësimi i fundit ekonomik i Evropës dhe Azisë Qendrore që u publikua nga Banka Botërore gjatë së enjtes.
Rritja e Bruto Prodhimit Vendor, sipas raportit arriti në 2.9 për qind në gjysmën e parë të 2023, mbështetur nga ecuria e eksporteve dhe konsumit.
“Inflacioni u ngadalësua, por inflacioni bazë mbetet i rritur. Në afat të mesëm, rritja pritet të arrijë rreth 4 për qind, që është afër potencialit të Kosovës. Konsumi mbeti i qëndrueshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, i nxitur nga rimëkëmbja e turizmit, por u dobësua në Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni të Veriut dhe Serbi për shkak të kërkesës më të dobët për eksporte nga BE-ja”, raporton rtk.
Pavarësisht presioneve të vazhdueshme inflacioniste, rritja e Bruto Prodhimit Vendor pritet të arrijë në 3.2 për qind në vitin 2023, e nxitur nga ecuria pozitive e eksporteve dhe konsumi privat.
“Eksportet e shërbimeve të drejtuara nga diaspora pritet të mbeten pozitive gjatë gjithë vitit. Rritja pozitive e kredisë, flukset e qëndrueshme të remitancave, shpenzimet më të larta të pagave publike pas zbatimit të ligjit të ri për pagat publike dhe nivelet e larta të transferove publike, do të mbështesin rritjen e konsumit”, thuhet në raport.
Perspektiva afatmesme mbetet pozitive, me rritjen që pritet të përshpejtohet drejt 4 për qind, duke e afruar nivelin e aktivitetit ekonomik me potencialin e Kosovës.
Investimeve në rritje, thotë raporti “pritet të rritet në vitet 2024-2025, mbështetur nga zbatimi i Strategjisë së Energjisë”.
Raporti përmend, pasiguritë e vazhdueshme në lidhje me luftën në Ukrainë, ngadalësimin në Evropë dhe kontekstin e brendshëm politik sjellin rreziqe të konsiderueshme. “Varfëria parashikohet të vazhdojë rënien e saj, në 23.5 për qind në vitin 2023, duke përdorur varfërinë me të ardhura të mesme të larta”.
Raporti i përditësimit ekonomik i Bankës Botërore thotë se inflacioni pritet të ngadalësohet, megjithatë nivelet e çmimeve do të mbeten të larta gjatë këtij viti.
Mbyllja e hendekut të të ardhurave me Bashkimin Evropian kërkon një përshpejtim në zbatimin e reformat strukturore në sektorët e energjisë, arsimit, mbrojtjes sociale dhe shëndetësisë.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...