Vuçiqi sonte takohet me Borrellin e Macronin

18:09 | 5 Tetor 2023
E.G

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se delegacioni i Serbisë është takuar me 25 liderë botërore me të cilët është biseduar për situatën në rajon por edhe në Kosovë.

Vuçiq tha se nesër do të ketë bisedime me përfaqësuesin e Politikës së Jashtme të BE-së dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

“Kemi pasur biseda të vështira. Biseduam si delegacion me rreth 25 liderë botërorë. Ne morëm pjesë edhe në panelin e energjisë. Biseduam për situatën në rajon, por edhe në Kosovë ”, tha Vuçiq. E pres edhe Mitsotakis. Nesër në seancën e Këshillit Evropian tema do të jetë KIM, disa do të mundohen të flasin për Serbinë në mënyra të ndryshme”, tha Vuçiq, shkruan B92.

Ai ka thënë se do të ketë më shumë informacione më vonë sonte.

Sa I pëkret takimit me delegacionin e Kosovë, Vuçiq tha se “ata nuk duan të flasin”.

Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani, të enjten ka thënë se së pari pret që t’i vendosen sanksione Serbisë për sulmin në Banjskë më 24 shtator, e më pas Kosova do të dialogojë.

“Nuk ka arsye për t’u takuar para se të ndërmerren sanksionet ndaj Vuçiqit, fillimisht sanksionet dhe më pas mund të flasim për të tjerat”, tha Osmani./Arbresh.info

Lexo edhe:

Osmani: Fillimisht sanksionet kundër Serbisë, pastaj dialogu

 

Të ngjashme