MSh reagon ndaj lajmit “12 foshnje kanë vdekur në Kosovë!” që po qarkullon në mediat serbe

17:33 | 5 Tetor 2023
E.G

Ministria e Shëndetësisë ka reagaur ndaj lajmit me titull “12 foshne kanë vdekur në Kosovë! Nuk ka Oksigjen, Katastrofe humanitare në punë” i riprodukuar në disa portale serbe.

Me anë të një njoftimi, ministria ka thënë se këto pretendime janë të pa qëndrueshme dhe të pa baza duke thënë se në komunat me shumicë serbe trajtohet nga Komisioni i Donacioneve dhe në asnjë rast nuk ka pasur vonesë të asnjë forme, përcjell Arbresh.info.

Tutje, ministria thotë se deri më tani asnjë kërkesë e tillë nuk është refuzuar.

“Edhe përkundër mbylljes së përkohshme të pikave kufitare edhe më herët dhe tani, të gjitha produktet që importohen nga Serbia në përputhje me Ligjin për Pajisje dhe Produkte Medicinale, kanë bërë përjashtim.”, njofton MSh.

“Ministria e Shëndetësisë ka qenë dhe vijon të jetë e gatshme në çdo kohë për furnizim dhe çfarëdo mbështetje tjetër që mund të kërkohet nga Institucionet shëndetësore të shtrira në të gjithë vendin pa përjashtim.”, bën të ditur njoftimi.

Ndër të tjera bëhet e ditur se MSh nuk ka pranuar ndonjë ankesë as në formën fizike e as elektronike.

“Deri më tani, MSh nuk ka pranuar ndonjë ankesë qoftë në formë fizike apo atë elektronike nga asnjë institucion shëndetësore, siç pretendohet në artikullin e gazetës online “Banjaluka24.com”.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Të ngjashme