Ndërpritet seanca plenare, deputetet mblidhen nesër për pyetjet parlamentare

17:06 | 5 Tetor 2023
E.H

Tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës ku pritej të votohej një varg Marrëveshje Ndërkombëtare.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet për një ditë tjetër, shkruan Arbresh.info.

Krahas ratifikimit të disa marrëveshjeve Ndërkombëtare, në rend dite ishin edhe disa projektligje të rëndësishme si dhe emërimi i një anëtari në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Ndërsa, Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media njofton se edhe nesër do të mbahet seancë plenare ku në rend dite do të ketë pyetje parlamentare.

Seanca pritet të filloj nga ora 11:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme