Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, i bëri thirrje opozitës gjatë fjalës së tij në Kuvend duke iu kërkuar të bashkohen kundër zjarrvënësve të qëllimshëm.
Ai kujtoi dhe dënimin që parashikohet në Kodin Penal që shkon deri në 15 vite burg.
“Në Patos një banor me pretendimin se po digjet ferrat e tij i vuri zjarrin gjithë Patosit. Edhe në rastin e Pishporos dhe Darezëzës, jeni njohur me informacionin e policisë që personi i dyshuar është arrestuar, zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe besoj që këtu duhet të mirëpresim edhe apelin e opozitës që fatkeqësisht nuk e ka bërë deri më sot. Me aq shumë konferenca për shtyp që bëni, 3 foltorja, 4 PD edhe ca të tjerë, harxhoni një qëndrim të vetëm, nuk e kam për politikë, por si nevojë për t’i folur me të njëjtën gjuhë drejtësisë.
Dënimi maksimal për ata që e vendosin zjarrin duke shkaktuar dëme, 15 vite përcakton kodi penal ndaj atyre që vendosin zjarre. Unë kam parë një sërë rastesh, por më flagranti i qëndrimit të kundërt me atë që është interesi kombëtar është një prej zjarreve në Kurbin, ku foltoristë të opozitës jo vetëm që nuk mbajnë krahun e drejtësisë, por marrin përsipër që në ‘faqebukun’ e tyre të marrin në mbrojtje autorin, me pretendimin se kishte harruar celularin aty ku kishte vënë zjarrin. Kjo është e rëndë. Mund të keni gjithçka me mua, por jo me policinë e shtetit. Do ta kërkoj mbështetjen e kolegëve të opozitës. Fenomeni i zjarrvënies duhet të goditet,” – u shpreh Balla./euronews.al
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...