Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vizitojë Zagrebin javën e ardhshme.
Plenkoviq, i cili po merr pjesë në Samitin e Granadës në Spanjë ka thënë se do të diskutojnë më hollësisht situatën në Kosovë dhe theksoi se tani është e rëndësishme që përfaqësuesit e BE-së, të japin mendimin e tyre për sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë.
“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar takim, që është mirë, meqë ra fjala javën e ardhshme është në një vizitë të planifikuar në Zagreb, kështu që do të flasim edhe sot, ndoshta javën e ardhshme pak më hollësisht. Ajo që është e rëndësishme të shihet është reagimi i BE-së dhe ne presim një propozim atje dhe Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell dhe Komisioni Europian se si të reagohet ndaj këtij incidenti të rëndë dhe mini-krizës që u shfaq në veri të Kosovës, në Banjska”, tha Plenkoviq para mediave të huaja në Spanjë.
Gjithashtu, kryeministri kroat potencoi se të hënën ka biseduar edhe për konfliktin në Banjskë të zveçanit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama./Arbresh.info
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh