Google ADS

Arda Guler pritet të rikthehet nga lëndimi pas ndeshjeve të Kombëtareve

16:27 | 5 Tetor 2023
D.H

Arda Guler është pritur të rikthehet nga lëndimi javën e kaluar kundër Las Palmas por që ka pësuar një tjetër lëndim gjatë seancës stërvitore.

Por duket se ky lëndim nuk ishte edhe aq serioz për senzacionin turk, Guler është rikthyer në disa seanca stërvitore të vrapimit dhe duket se ai po rikuperohet më shpejtë se sa që është menduar, shkruan Arbresh.info.

“Madrilenët” shpresojnë që Guler të jetë i gatshëm pas ndeshjeve që zhvillojnë kombëtaret.

18-vjecari pritet të rikthehet për ndeshjen me Sevillën me 21 tetor ndërsa në 100% e tij mendohet se duhet të jetë në “El Classico” një javë më vone.

Los Blancos nuk do t’a rrezikojnë turkun t’i ipen minuta deri sa ai të jetë i gatshëm pasi një lëndim tjetër për të do të ishte fatkeqësi.

Kujtojmë se Arda Guler ende nuk ka debutuar në ndeshje zyrtare për madrilenët që nga transferimi i tij në verë të këtij vit inga Fenerbahce.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme