Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë muajit shtator 2023 ka shqiptuar 6095 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 69 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion dhe ndaj 45 shoferëve është vazhduar masa mbrojtëse, të cilët janë hasur në komunikacion duke drejtuar automjetet e tyre nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët.
“ Disa nga llojet e kundërvajtjeve: Tejkalim i shpejtësisë, 1562 gjoba, Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 894 gjoba, Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 374 gjoba, Drejtimi i automjetit me skadim të regjistrimit , 358 gjoba, Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 318 gjoba, Drejtimi i mjetit pa patent shofer , 214 gjoba, Tejkalim në vijë të plortë, 30 gjobë, Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 17 gjoba, Mosrespektim i urdhrit të policit, 11 gjoba, Drejtimi i atuomjetit nën ndikimin e alkoolit, 6 gjoba,Drejtimi i motoçkletës pa patent shofer, 12 gjoba, Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim, 5 gjoba, Drejtimi i motoçikletës pa helmet, 2 gjoba, Të tjera, 2292 gjoba , ndërsa, janë raportuar 146 aksidente, prej tyre: Aksidente me lëndime, 73 Persona të lënduar, 135 dhe Aksidente me dëme materiale, 73”, thuhet në njoftim, përcjell Arbresh.info.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhen në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...