Google ADS

Cluj cakton çmimin Ermal Krasniqit

15:50 | 5 Tetor 2023
KRG

Klubi rumun ka nxjerrë në shitje lojtarin kosovar, Ermal Krasniqi.

Mediumi Sportmedia.ro, ka raportuar se gjatë afatit kalimtar në janar, lojtari kosovar do të largohet nga Cluj, shkruan Arbresh.info.

25-vjeçari ishte transferuar nga skuadra e Ballkanit tek Cluj me shifër 200 mijë euro.

Ndërsa tani skuadra rumune do të kërkojë plotë 2 milionë euro për kartonin e kosovarit.

Më herët, është raportuar se interesim për Krasniqin kanë shprehur skuadra nga Italia dhe Franca, andaj pritet që në afatin e janarit të largohet. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme