Gjashtë persona janë arrestuar si të dyshuar për rastin ku një 18-vjeçar ka vdekur në vendin e tij të punës në Prizren.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku ka thënë se të dyshuarit janë menaxherë të dy kompanive, të cilët ishin përgjegjës për mbarëvajtjen dhe sigurinë punimeve në vendpunishte.
Bytyqi ndër të tjera ka bërë të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Po sot me date 05.10.2023 jane arrestuar 6 persona ,menaxherë në dy kompani, kompani te cilat kane qenë përgjegjëse për mbarëvajtjen dhe sigurinë punimeve në vendpunishten në të cilin me datë 30.09.2023 një i ri 18 vjeçar ka humbur jetën si pasoj e lëndimeve të marra në vendin e punës. 6 të dyshuarit pas intervistimit në prezencën e avokatëve mbrojtës, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor”, njofton Bytyqi./Arbresh.info
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...