Google ADS

FSK vazhdon me operacionet e Deminimit

14:31 | 5 Tetor 2023
K.B

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar me intensitet operacionet e deminimit në fushat e minuara që paraqesin rrezikshmëri të lartë për popullatën.

Në njoftimin për media nga FSK bëhet e ditur se komandanti i Gardës Kombëtare Gjeneral brigade Naim Haziri së bashku me Komandantin e Regjimentit të Mbrojtjes Civile Nënkolonel Gezim Sada vizituan ekipet e EOD-së, në Parkun e Lirisë në Ferizaj, Babaj Bokës Gjakovë dhe në Poligonin e Demolimeve në Harilaq, për t`u dhen mbështetjen e tyre në këtë punë humanitare që janë duke e realizuar me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është duke realizuar me intensitet operacionet e deminimit në fushat e minuara që paraqesin rrezikshmëri të lartë për popullatën.
Sot komandanti i Gardës Kombëtare Gjeneral brigade Naim Haziri së bashku me Komandantin e Regjimentit të Mbrojtjes Civile Nënkolonel Gezim Sada vizituan ekipet e EOD-së, në Parkun e Lirisë në Ferizaj, Babaj Bokës Gjakovë dhe në Poligonin e Demolimeve në Harilaq, për t`u dhen mbështetjen e tyre në këtë punë humanitare që janë duke e realizuar me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Më këtë rast Gjeneral Haziri theksoi se falë punës tuaj të pa lodhshme janë shpëtuar shumë jetë njerëzish dhe ne ndihemi krenar me punën tuaj.

“Çdo mjet i pa shpërthyer që ju e gjeni dhe e eliminoni do të thotë një jetë e shpëtuar, ju përgëzoi për punën e bërë deri më tani dhe ju uroj suksese dhe shëndet deri në eliminimin e të gjitha minave dhe mjeteve të pashpërthyera që ndodhen në Kosovë”, u shpreh Haziri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme