Lewandowski pritet të mungojë në “El Classico”

13:50 | 5 Tetor 2023
D.H

Robert Lewandowski ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes që Barcelona mbrëmë e luajti ndaj Portos në kuadër të UEFA Champions League.

Ndeshjen e fitoi Barcelona me rezultat 1-0, me golin në minutën shtesë të Ferran Torres, shkruan Arbresh.info.

Lewa u lëndua në minutën e 34-të , pas një ndërhyrje me lojtarin e Portos, Çarmon ku u zëvëndesua menjëherë.

Sulmuesi polak pritet të humbë “El Classicon” sipas gazetarit Toni Juanmarti.

Top sulmuesi i Barçës pritet t’I mungojë edhe Kombëtares së Polonisë në ndeshjet e tetorit që janë shumë të rëndësishme në kampanjën kualifikuese “Euro 2024”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme