Drejtuesit e 26-herë kampionëve të Shqipërisë shkarkuan trajnerit Orges Shehi, për shkak të dy humbjeve radhazi në shtëpi dhe tani duhet të gjejnë një emër të përshtatshëm për t’i besuar timonin e skuadrës.
Presidenca bardheblu i ka dhënë pak ore vetes për të zyrtarizuar pasuesin e Shehit, duke shtyrë seancën stërvitore të kësaj te enjteje nga ora 11:00 në 15:00.
Burime të SuperSportit kanë mësuar se kandidatë kryesor për të marrë drejtimin e Tiranës është një emër i njohur për futbollin shqiptar e veçanërisht për bardheblutë: Julian Ahmataj.
44-vjeçari ka qenë në krye të Tiranës për një përiudhë të shkurtër kohore tetor-dhjetor 2019, pa harruar faktin që ka dhënë kontribut te kryeqytetasit edhe si futbollist në dy periudha të ndryshme.
Me shumë mundësi Ahmataj do të dalë që sot në stërvitje, për të mos humbur kohë me përgatitjet për Vllazninë./ss
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin