Rrugës “Eqrem Çabej” i shtohet edhe një korsi

12:40 | 5 Tetor 2023
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se janë duke e shtuar një korsi të re në rrugën “Eqrem Çabej”.

Sipas Ramës kjo do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve të transportit dhe do të shkarkojë komunikacionin.

“Po e shtojmë një korsi në rrugën “Eqrem Çabej” në Kryeqytet. Zgjerimi i rrugës do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve të transportit dhe do të shkarkojë komunikacionin”, shkruan Rama./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme