Balla: Mesazhi që duhet të japë Kuvendi i Shqipërisë për Kosovën është mesazhi i bashkimit

12:36 | 5 Tetor 2023
E.G

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla mesazhi që duhet të japë Kuvendi i Shqipërisë për Kosovën është mesazhi i bashkimit.

Balla tha se qëndrimi i Shqipërisë është një qëndrim i fortë i vendit amë dhe qëndrimet kryeministrit Rama janë qendrimet e duhura në këtë kohë të vështirë, shkruan Arbresh.info.

“Mesazhi që duhet të japë Kuvendi i Shqipërisë për Kosovën është mesazhi i bashkimit dhe këtu duhet të jeni shumë të qartë që qëndrimi i Shqipërisë është një qëndrim i fortë i vendit amë dhe qëndrimet Kryeministrit Rama janë qendrimet e duhura në këtë kohë të vështirë.”, ka thënë Balla në seancën e sotme të Kuvendit.

Ai ka thënë se opozita po krijon një situatë të pkauptimtë në kohën kur kuvendi duhet të miratojë projektrezolutën e PS-së për dënimin e sulmit dhe Shqipëria t’i gjendet pranë Kosovës.

“Ajo që më vjen shumë keq është përpjekja e opozitës për të krijuar një situatë të pakuptimtë në kohën kur Kuvendi duhet të ketë vetëm një mesazh atë të bashkimit për miratimin e projektrezolutës së Partisë Socialiste për dënimin e sulmit dhe ti gjendemi pranë Kosovës”, tha ai./Arbresh.info.

 

Të ngjashme