Shefi i Grupi Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri në emër të PDK-së ka propozuar miratimin e një rezolute me anë të së cilës mbështetet Policia e Kosovës.
Tahiri tha se kjo rezolutë përmban tri pika të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi dhe Qeveria hynë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Tre pikat e kësaj rezolute siç tha ai, janë ligji për pensionimin e parakohshëm buxhetimi i mjaftueshëm për sigurimin shëndetësor për policinë si dhe shtesat e rrezikshmërisë.
“Kjo rezolutë përmabn tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme, përmes të cilave Kuvendii Republikës së Kosovës ashtu si dhe Qeveria hyn në një agjendë mbështetëse për Policinë e Republikës së Kosovës. Përmes kësaj rezolute synojmë që ne si grup parlamentar i PDK-së prej një afat prej dy jave, të ia prezantojmë Kuvendit të Kosovës, ligjin për pensionim të parakohshëm për Policinë e Kosovës, po ashtu përmes kësaj rezolute do të kërkojmë që nga 1 janari i vitit 2024 të buxhetohet buxhet i mjaftueshëm për sigurimin shëndetësor pë policinë dhe e treta që është mjaft e rëndësishme, të përmbushet obligimi sa i përket shtesave të rrezikshëmrisë për policinë e Republikës së Kosovës. “, ka thënë Tahiri.
Ai konsideroi që do ta ketë mbështetjen e deputetëve që kjo rezolutë të kalohet dhe të jetë e parë e rendit të ditës diskutimi i kësaj rezolute./Arbresh.info./
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...