Google ADS

CR7 ia kërkon borxhin 20 milionë euro Juventusit, vendimi renda një muaji

11:05 | 5 Tetor 2023
KRG

Vijon gjyqi mes Cristiano Ronaldos dhe Juventusit për pagat e prapambetura të periudhës së Covidit. “Ylli” portugez pretendon të shlyhet me 119.9 milionë euro nga klubi bardhezi.

Dje, në Bordin e Arbitrazhit të FIGC, u mbajt seanca e përballjes në prani të avokatëve të sulmuesit aktual të Al-Nassr dhe klubit bardhezi.

Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, palët mbeten qartësisht larg në qëndrime, kështu që marrëveshja duket e pamundur.

Për këtë arsye, vendimi përfundimtar pritet për 30 ditë, që duhet të shënojë edhe përfundimin e kësaj çështjeje.

Cristiano Ronaldo ka vendosur të marrë masa ligjore kundër Juventusit, ish-klubit të tij: me pak fjalë, futbollisti dëshiron të mbledhë paratë që kishte rënë dakord t’i merrte me vonesë për shkak të emergjencës së Covidit.

Në frontin e Juventusit, sipas “Corriere dello Sport”, ka ende një qetësi. Klubi bardhezi e konsideron të pabazuar kërkesën e “yllit” portugez.

Juve, në fakt, bazohet në një klauzolë (të nënshkruar nga lojtari) që do ta lironte klubin nga çdo detyrim financiar në rast të largimit të CR7 (ndodhi në verën e vitit 2021).

Cristiano Ronaldo e ka veshur fanellën e Juventusit nga vera e vitit 2018, kur bardhezinjtë e blenë te Reali i Madridit, deri në vitin 2021, kur vendosi të rikthehej te Manchester United.

Në tri vitet si bardhezi portugezi fitoi të gjithë trofetë italianë, por nuk arriti të rikthejë Champions League në Torino./ss

Statistikat e Ronaldos me Juventusin:

134 paraqitje

101 gola

22 asistime

2 tituj kampion

2 Superkupa italiane

1 Kupa e Italisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme