Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit, ka falënderuar secilin prej tyre për punën që e bëjnë.
Ministrja thotë se roli i mësimdhënësve në procesin edukativo-arsimor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e shoqërisë.
“Sot në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit dua të ju falënderoj për punën që e bëni me përkushtim dhe për sakrificën e madhe në arsimimin e brezave të rinj. Roli i mësimdhënësve në procesin edukativo-arsimor është i shumë i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë. Puna me nxënës është përgjegjësi dhe jam e vetëdijshme që ky angazhim kërkon shumë energji e vullnet nga të gjithë”, shkruan ajo.
Tutje ajo thotë se si Ministri e Arsimit janë duke punuar në rregullimin e sektorit të arsimit, që sipas saj e kanë gjetur me shumë mangësi në të gjitha hallkat e funksionalizmit.
“Si ministri jemi duke punuar shumë në rregullimin e sektorit të arsimit, të cilin e kemi gjetur me shumë mangësi në të gjitha hallkat e funksionimit. Prioriteti ynë është të përmirësojmë cilësinë në arsim, duke rregulluar infrastrukturën ligjore dhe fizike. Mësimdhënia cilësore duhet të jetë mbi të gjitha preokupimi ynë i përbashkët dhe përgjegjësia ndaj fëmijëve, qytetarëve e vendit. Me punë e angazhim të përbashkët jam e sigurt se do të ja dalim”, shkruan ministrja./Arbresh.info/
Shpërthim epidemik në anijen me 1822 pasagjerë, disa prej ty...
Kumbaro: Nisim programin mbi menaxhimin e qëndrueshëm të mbe...
Drenusha hidhet në pishinë, ndërsa banorët brohorasin
Balluku: Vendosen tabela informuese në Levan-Damës për orien...
Danimarka po vëzhgon anijen kineze që dyshohet për sabotimin...
SHBA vendos veton për një projekt-rezolutë për armëpushim në...