Qytetari nga Vitia gjen një peslirësh në stacionin e autobusëve në Prishtinë, e dorëzon në Polici

10:05 | 5 Tetor 2023
K.B

Një qytetar nga Vitia ka raportuar në polici se ka gjetur një sasi ari, afër stacionit të autobusëve në Prishtinë.

“Në Stacionin Policor Viti me datën 04.10.2023 është paraqitur një qytetar nga komuna e Vitisë i cili ka njoftuar se afër stacionit të autobusëve në Prishtinë me datën 03.10.2023 ka gjetur një sasi ari (një pesëlirësh dhe një zinxhir) dhe të njëjtat i ka dorëzuar në Stacionin Policor Viti”, thuhet në njoftim.

Policia me këtë rast ka kërkuar nga mediat që shkresën së bashku me fotot e bashkangjitura të e shpërndaj tek qytetarët në mënyrë që personi i cili besohet që ka humbur arin e lartcekur të paraqitet në Stacioni Policor Viti.

“Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan kërkon mirëkuptim nga mediat që shkresën së bashku me fotot e bashkangjitura të e shpërndaj tek qytetarët në mënyrë që personi i cili besohet që ka humbur arin e lartcekur të paraqitet në Stacioni Policor Viti. Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, falënderon qytetarin për veprimin e ndershëm dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, njofton tutje policia.

Gjithashtu policia apelon tek qytetarët qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen./Arbresh.info/

Të ngjashme