Një person është arrestuar të mërkurën në Prizren për kanosje të zyrtarëve policorë, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Sipas njoftimit, i arrestuari dyshohet se ka kërcënuar policët të cilët e kishin ndaluar për një kundërvajtje në trafik duke u thënë “do ta paguani me jetë”, raporton Arbresh.info.
I dyshuari, sipas policisë, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Remzi Ademaj, Prizren 04.10.2023 – 23:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është ndaluar për kundërvajtje në trafik, nuk ka zbatuar urdhërat policor e më pas i ka kanosur zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare, duke iu thënë: “do ta paguani me jetë”. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...