Arrestohen dy persona, dyshohen për fajde dhe detyrim

09:00 | 5 Tetor 2023
Arbresh

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprat penale të fajdes dhe detyrimit.

Sipas njoftimit, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Policia e Kosovës ka bastisur të mërkurën dy lokacione ku janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe gjësende që dyshohen se të dyshuarit i kanë përdorur gjatë kryerjes së veprave penale, raporton Arbresh.info.

Dy të dyshuarit, sipas policisë, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe me urdhëresë të gjykatës janë kryer bastisje në dy lokacione dhe janë sekuestruar: një revole, një veturë, tre telefona 915 € si dhe shënime dhe evidenca që dyshohet se ndërlidhen me veprën penale. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartë cekur dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”./Arbresh.info/

Të ngjashme