Google ADS

Procesi i Berlinit në Shqipëri do të mbahet më 6 tetor

19:55 | 4 Tetor 2023
E.G

Shqipëria do të organizojë për herë të parë Samitin e Procesit të Berlinit. Samiti që do të mbahet ditën e premte më 6 tetor do të mbledhë ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian.

Samiti do të paraprihet më 5 tetor 2023 në një takim ku do të mbledhë bashkë ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e BE-së, si dhe organizatat rajonale.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të këtij rajoni në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit u prezantua në 28 gusht 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Në kohën kur Bashkimi Evropian po përballej me sfida të shumta dhe zgjerimi i tij ishte pezulluar, Procesi i Berlinit nisi me qëllimin për të ruajtur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, për të mbështetur reformat në vazhdim dhe për të çuar përpara bashkëpunimin ndërmjet vendet të rajonit.

Deri më tani përgjatë këtij procesi janë shënuar disa arritje që kanë të bëjnë me krijimin e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO), Forumin e Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor (ËBCIF), krijimin e korridoreve të gjelbra brenda rajonit dhe korridoreve të gjelbra midis Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së, marrëveshja Roaming (implementimi i së cilës filloi më 1 korrik 2021), marrëveshja për uljen e tarifave roaming midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së (implementimi së cilës filloi më 1 tetor të këtij viti, si dhe tri marrëveshjet e mobilitetit, janë arritje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit./atsh

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme