Policia e Kosovës sot kreu dy bastisje në Zveçan

19:05 | 4 Tetor 2023
E.H

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka kryer edhe dy bastisje në veri, lidhur me rastin sulmit terrorist serb në Bansjkë të Zveçanit.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka shtuar se nga ky aksion i policisë nuk ka persona të arrestuar.

“Mund ta konfirmoj se kemi kryer bastisje në lidhje me rastin e Banjskës. Njëra bastisje është kryer në Rudarë dhe një tjetër afër komunës në Zveçan. Nuk kemi persona të arrestuar”, ka thënë Elshani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme