Në prag të ndeshjes FC Ballkani – Dinamo Zagreb, e cila zhvillohet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Konferencës, presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në takim skuadrën kampione në fuqi, FC Ballkani, presidentin e klubit Arsim Kabashi, trajnerin Ilir Daja dhe futbollistët.
Presidenti Ademi vlerësoi lart punën e klubit nga Suhareka, e falënderoi për sukseset që i kanë sjellë futbollit kosovar dhe ju uroi suksese për ndeshjen e nesërme.
“Rezultatet e juaja kanë hyrë në historinë e futbollit të Kosovës sepse për herë të parë kemi një kampion që ka shkuar në fazën e grupeve në garat evropiane dhe atë dy herë. Jam shumë i lumtur që ju i keni arritur këto rezultate. E ndjej një kënaqësi të veçantë që kemi arritur për 7 vite të pranimit në UEFA të barazohemi me ekipe që janë nga 100 vjet anëtare të UEFA-s e FIFA-s”, ka theksuar Ademi.
Me këtë rast i pari i FFK-së i dhuroi mirënjohje FC Ballkanit për sukseset në garat ndërkombëtare, e cila për herë të dytë radhazi ka arritur të marrë pjesë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës, duke shkruar historinë. Po ashtu me mirënjohje u nderua edhe trajneri Ilir Daja, për përkushtimin dhe sukseset që i ka sjellë futbollit kosovar me skuadrën portokallezi.
Trajneri Daja ka falënderuar kreun e federatës për respektin dhe nderimin, teksa mirënjohjen ia ka dedikuar skuadrës.
“Këtë mirënjohje ia dedikoj futbollistëve dhe stafit tim sepse në këto 1 vite e gjysmë kemi pasur shumë pak pushim në kalendarin tonë për të arritur këto suksese historike qoftë për FC Ballkanin, qoftë për Suharekën e qoftë për futbollin e Kosovës”, është shprehur Daja.
Edhe presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi falënderoi kreun e FFK-së për punën që po bën në futbollin kosovar dhe për ndihmën e dhënë skuadrës FC Ballkani, teksa u shpreh krenar për sukseset e klubit që drejton.
“Kemi fatin që jemi në fazën e grupeve dhe që na ka ftuar neve për herë të parë për të na nderuar. Presidenti është duke e bërë punën më të mirë të mundshme dhe me të gjitha kapacitetet e federatës na ka ofruar ndihmë për t’i kryer ndeshjet qysh është më së miri. Duhet të jemi krenar dhe falënderues që kemi ardhur në këtë pikë që të na ftoj presidenti dhe federata”, ka thënë Arsim Kabashi. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...