Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe ambasadori, Martin Frick, Drejtor i Zyrës për Politikën e Jashtme të Principatës së Lihtenshtajnit, kanë mbajtur sot konsultime politike ndërmjet dy vendeve.
Përgjatë këtyre konsultimeve u diskutua për avancimin e marrëdhënieve ekonomike, shkëmbimin e përvojave në edukim dhe avancimin e bashkëpunimit bilateral në fusha tjera me interes të përbashkëta, shkruan Arbresh.info.
Përmes një komunikate për media nga MPJD, bëhet e ditur se diskutimet u përqendruan posaçërisht në avancimin e procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë Presidencës së Lihtenshtajnit (nëntor 2023 deri në maj 2024).
Ahmeti e njoftoi Ambasadorin Frick me përparimin e Republikës së Kosovës në indekset e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe theksoi se ky përparim e ndihmon Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës.
Zëvendësministri foli po ashtu mbi rëndësinë e sigurisë në rajon, duke e informuar Ambasadorin Frick mbi sulmin terrorist nga grupet e armatosura serbe në veri të vendit. Ai theksoi se në këto momente kritike komuniteti ndërkombëtar demokratik duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe të vendosë sanksione kundër atyre që cenojnë paqen dhe sigurinë në rajon dhe shkelin vlerat evropiane.
Zëvendësministri falënderoi Ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Lihtenshtajnit për Kosovën në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe e njoftoi atë për përparimin e vendit në rrugën e integrimeve evropiane./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...