Google ADS

Jurgen Klopp mendon se ndeshja ndërmjet Liverpool-Tottenham duhet të riluhet

16:49 | 4 Tetor 2023
D.H

Tottenham dhe Liverpool u përballën gjatë vikendit që lamë pas në kuadër të Premier Ligës.

Skuadra nga Londra arriti të shënojë fitore me rezultat të ngushtë 2-1, pas golit të shënuar nga Joel Matip në minutën e gjashtë të kohës shtesë, shkruan Arbresh.info.

Në këtë ndeshje pati polemika të mëdha pasi Liverpoolit pretendohet se iu anulua goli i pastër nga sistemi VAR.

Luis Diaz shënoi gol në minutën e 34-të ndeshjes por goli i tij çuditërisht u anulua.

Për atë gol shumëkush nuk u nda i kënaqur  në mesin e tyre edhe Jurgen Klopp, ai në një konferencë për media ai ka thënë se më e mira e kësaj është që ndeshja të riluhet.

“Rezultati i drejtë? Të riluhet Tottenham-Liverpool” tha Jurgen Klopp.

Për këtë ndeshje e famshmja Mirror ka shkruar se Premier League mund të vendosë të riluajë lojën e Tottenham ndaj Liverpoolit nëse një komision vendos që zyrtarët e ndeshjes i kanë shkelur ligjet e lojës kur erdhi puna për ta larguar golin e Luis Diasit.

Ndeshja mes këtyre skuadrave është luajtur të shtunën që lamë pas ku triumfoi Tottenham ndaj Liverpoolit me rezultat 2-1./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme