Google ADS

Aksident te rruga “C” në Prishtinë, lëndohen tre persona

16:48 | 4 Tetor 2023
E.H

Tre persona janë lënduar si pasoj e një aksidenti në trafik në rrugën ‘C’ në Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se në aksident janë përfshirë një motokultivator dhe dy automjete.

“Sot në ora 13:15 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “C” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motokultivator dhe dy automjete. Si pasojë e aksidentit tretman mjekësor kanë kërkuar tre persona”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se rasti po hetohet nga njësiti i trafikut../Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme