U kap duke tharë bimët narkotike në Krujë, arrestohet 43-vjeçari

16:37 | 4 Tetor 2023
E.K

Policia në Krujë ka arrestuar një 43-vjeçar i cili kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij.

Gjatë kontrollit u gjet dhe një magazinë e përshtatur për tharjen.

4.9 kg lëndë narkotike në proces tharjeje u sekuestrua, ndërsa bimët narkotike u asgjësuan.

“Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën rreth 4.9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, shërbimet e Policisë asgjësuan me anë të djegies bimët narkotike që ishin kultivuar në këtë hapësirë,” – thuhej në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme