Google ADS

Nagavci: Millosheva e Obiliqit shumë shpejt me çerdhe të re

16:10 | 4 Tetor 2023
E.G

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se Millosheva e Obiliqit shumë shpejt do të bëhen me çerdhe të re.

Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci bëri të ditur se ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e çerdhes në këtë fshat, në vlerë prej 569,569.56 euro.

“Objekti i kësaj çerdheje do të ketë sipërfaqe 880 m².”, ka thënë ministrja Nagavci.

“Do të vazhdojmë me planin tonë ndërtimin e çerdheve e kopshteve të reja sepse, secili fëmijë meriton kujdes institucional për zhvillim të shëndetshëm në fëmijërinë e hershme.”, shtoi ajo.

Ndryshe, ministrja Nagavci njoftoi edhe gjatë ditës së djeshme për ndërtimin e një çerdheje në Prizren./Arbresh.info/

 

Nagavci: Brenda pak ditësh nis ndërtimi i çerdhes në Prizren

 

Të ngjashme