Bellingham lartëson Vinicius Juniorin

16:01 | 4 Tetor 2023
D.H

Jude Bellingham është lojtari më në formë te Real Madridi për momentin, deri më tani ai ka arritur të realizoj tetë në nëntë ndeshje të luajtura.

Anglezi ishte vendimtar edhe në fitoren e mbrëmshme të Real Madridit ndaj Napolit në kuadër të Ligës së Kampionëve duke shënuar dhe asistuar, shkruan Arbresh.info.

Në një intervistë pas ndeshjes ai u pyet për lojtarin më të mirë në botë për momentin.

Ndërsa Bellingham u përgjigj me modesti duke thënë se Viniciusi është lojtari më i mirë në botë për momentin.

Vinicius është i jashtëzakonshëm. Ai është lojtari më i mirë në botë nga këndvështrimi im”. tha ai.

Më tutje ai shtoi edhe disa fjalë lavdëruese për bashkëlojtarin e tij.

Ai është një nga futbollistët më të talentuar me të cilët kam luajtur. Për shkak të tij, ndeshjet janë më të lehta për mua. Shpejtësia e tij, talenti i tij është i jashtëzakonshëm”, përfundoi anglezi.

Real Madridi mbrëmë arriti ta mposhtë Napolin 3-2 në udhëtim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme