Google ADS

Përfundon seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës

15:52 | 4 Tetor 2023
E.H

Ka përfunduar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se pasi nuk pati kuorum për të votuar në pikat që ishin pjesë e ditës, prandaj edhe është bërë mbyllja e seancës e cila filloi në orën 13:00, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa, nesër Kuvendi do të mbajë seancën e radhës me fillim nga ora 10:00

Këto janë pikat që mbetën pa u votuar janë:

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve nga radhët e komunitetit shqiptarë në Komisionin e Pavarur për Media,
Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/-L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.08/L-032 të Procedurës Penale,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-245 për artin dhe kulturën,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme