Tentuan të transportonin armë me autobus në Gjermani, arrestohen dy persona në Klinë  

15:25 | 4 Tetor 2023
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Klinë pasiqë të njëjtit dyshohen se tentuan të transportonin armë dhe municion për në Gjermani.

Sipas njoftimit, rasti në polici është raportuar nga pronari i një agjencie turistike, i cili ka bërë të ditur pranuar një çantë nga dy qytetarë për ta transportuar në Gjermani dhe me të hapur çantën ka parë se në çantë ka një armë duke bërë që ta lajmërojë policinë menjëherë, shkruan Arbresh.info.

“Me datë 04.10.2023, rreth orës 06:30, policia është njoftuar nga pronari i një agjencie turistike se ka pranuar një çantë nga dy qytetarë për ta transportuar në Gjermani me autobus, i njëjti e ka hapur çantën në prezencën e personave të cilët e kishin sjellë çantën. Me të hapur çantën pronari i agjensionit e ka vërejtur se aty kishte një armë. I njëjti menjëherë ka lajmëruar policinë, me të vërejtur se dëshmitari është duke lajmëruar policinë njëri nga të dyshuarit ka ikur nga vendi i ngjarjes.”, thuhet në njoftim.

Policia ka dalë në vendngajrje dhe nga kontrolli i çantës ka sekuestruar: tetë armë pistoleta Zoraki 7.65mm, tetë karikator të armëve Zoraki, njëmbëdhjetë fishekë kal: 7.65mm dhe dhjetë fishekë 6.35mm.

Pas intervistimit nga hetuesit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info/

 

 

 

 

Të ngjashme