Google ADS

Maqedonia e Veriut publikon listën e lojtarëve, shtatë shqiptar të ftuar

13:36 | 4 Tetor 2023
KRG

Maqedonia e Veriut publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Ukrainës, shtatë shqiptar të ftuar

Selektori i Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024”.

Maqedonia e Veriut do të përballet me Ukrainën më 14 tetor ndërsa me Armeninë do të përballet më 17 tetor, shkruan Arbresh.info.

Në listën e selektorit janë të përfshirë edhe 7 futbollit me prejardhje shqitpare.

Bëhet fjalë për Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Visar Musliu, Agon Elezi, Isnik Alimi dhe Valon Ethemi.

Maqedonia e Veriut gjendet në grupin C dhe aktualisht renditet në pozitën e katër me 7 pikë.

Ndërsa liderë i këtij grupi është Anglia me 13 pikë, në vend të dytë gjendet Italia me 7 pikë, Ukraina në pozitën e tretë me 7 pikë dhe Malta në pozitën e fundit me asnjë pikë.

Më poshtë gjeni listën e lojtarëve të ftuar.

 

PORTIERËT:

Stole DIMITRIEVSKI – Rayo Vallecano, Spanjë

Damjan SHISHKOVSKI – Doxa, Qipro

Igor ALEKSOVSKI – Rabotniçki

 

MBROJTJA:

Vissar MUSLIU – Paderborn, Gjermani

Todor TODOROVSKI – ZTE, Hungari

Nikola SERAFIMOV – Fehervar, Hungari

Jovan MANEV – Osjek, Kroaci

Ezgjan ALIOSKI – Al Ahli, Arabia Saudite

Bojan DIMOSKI – Akron, Rusi

Ahmet ILJAZOVSKI – Hvidovre, Danimarkë

Stefan ASHKOVSKI – Radnicki Nish, Serbi

 

MESFUSHA:

Enis BARDHI – Trabzonspor, Turqi

Elif ELMAS – Napoli, Itali

Arijan ADEMI – Dinamo Zagreb, Kroaci

Jani ATANASOV – Krakov, Poloni

Agon ELEZI – Varaždin, Kroaci

David BABUNSKI – Mezokoveszd, Hungari

Isnik ALIMI – Sepsi, Rumani

 

SULMI:

Bojan MIOVSKI – Aberdeen, Skoci

Milan RISTOVSKI – Spartak Trnava, Sllovaki

Darko ÇURLINOV – Burnley, Angli

Valon ETEMI – Istanbulspor, Turqi

Ljupçe DORIEV – Sogdiana, Uzbekistan

Aleksandar TRAJKOVSKI – Hajduk, Kroaci

Dimitar MITROVSKI – Varaždin, Kroaci

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme