Mbi 3.8 milionë euro ka shpenzuar Kuvendi i Kosovës vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, këto të dhëna u thanë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Arben Loshi zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Kuvendit, tha se këto shpenzime janë bërë për pesë programet e Kuvendit.
“Raporti i shpenzimeve të Kuvendit për shpenzimet e buxhetit për gjashtë mujorin e këtij viti për pesë programet, për deputet të Kuvendit apo anëtarët, administratën e Kuvendit, për stafin mbështetës politik, Komisioni për hetime shtetërore dhe komisionerin parlamentar për forcën e sigurisë së Kosovës. Shpenzimet e gjashtëmujorit të parë të viti 2023 për pesë programet e lartë cekura janë në shumë 3 milion e 880 mijë e 950 euro, në përqindje 35.74 për qind e realizmit të buxhetit”, tha ai.
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, pati kritika për ndaj Administratës së Kuvendit, ai tha se pajisjet në Kuvend tash e sa kohë janë jashtë funksionit. Ai tha se për këtë dikush duhet që të marr përgjegjësi.
“Statusi i pajisjeve të Kuvendit që nuk janë funksionale tash e një kojë dhe po krijon probleme gjatë votimit, shpeshherë edhe zërimi nuk është në rregull. Çka nuk po funksionon me pajisjet e zërimit, nuk është në funksion të plotë sistemi apo vetëm pjesa e votimit.
Duhet dikush ta marrë përgjegjësinë pse sistemi nuk funksionon pothuajse për tre vite. Nuk mund t’i pranojë arsyetimet, nuk ka mundësi mos me pas një operator që e kryen një punë teknike”.Loshi tha se Kuvendi ka problem që sa kohë me këto pajisje, sipas tij, për këtë çështje nuk është përgjegjësi e Administratës.
“Sa i përket pajisjeve ka probleme disa vite, kur një pjesë e mikrofonave nuk janë funksional. Nuk ka përkrahje, nuk prodhohen më këto pajisje në treg, prodhuesi ka mbyll sa i përket atij lloji”.
“Në të dy rastet ka probleme teknike, për atë qëllim është planifikuar buxheti për blerjen e pajisjeve të reja. Ky projekt është në procedurën e realizimit. Përgjegjësia nuk është tek Administrata e Kuvendit”, tha ai.
Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, pati kritika sa i përket shpenzimeve nga kryetari i Kuvendit dhe kabineti i tij, sipas tij, mbi 51 mijë euro janë shpenzuar për shëtitje brenda dhe jashtë vendit për dreka dhe darka.
“Diku 51 mije e 322 euro janë shpenzuar për kryetarin dhe kabinetin e tij për shëtitje brenda dhe jashtë vendit për dreka dhe darka. Duke kogja një shpenzim i jashtëzakonshëm a ka pasur planifikime. Duket kogja një shpenzim i jashtëzakonshëm a ka pasur planifikime aq të mëdha për një periudhë kaq të shkurtër”, tha ai.
Loshi tha se sa i përket shpenzimeve të kryetarit, nënkryetari e deputetëve vendos Kryesia, e sipas tij, vendimet e Kryesisë janë të obligueshme që të zbatohen nga Administrata.
“Çdo shpenzim i kryetarit, nënkryetarit, deputetit për udhëtim zyrtare brenda dhe jashtë për akomodim bëhet me vendim të kryesisë. Çdo shpenzim administrate e Kuvendi e zbaton ka për detyre dhe obligim t’i zbatoj vendimet. Vendimet e Kryesisë janë të detyrueshme për zbatim nga administrata e Kuvendit”, tha ai.
Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, tha se deputet kanë bërë kërkesa që të kenë zyre që diskutimet mos t’i bëjnë në kafe.
“Është kërkesë që të kemi zyre, sa keni tentuar që të gjeni hapësira që të akomodohen deputetet, kërkesa është e kamotshme, por s’është realizuar, vetëm një zyre dhe jo t’i bëjmë takimet në kafene, jemi në këtë gjendje”, tha Lekaj.
Sa i përket kësaj Loshi tha se nuk kanë zgjidhje për momentin për këtë çështje.
“Për momentin nuk është që ka një objekt ose zgjidhje të caktuara për këtë çështje”, tha Loshi./eo
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...