Një shofer gjobitet me 300 euro për tejkalim të shpejtësisë

11:16 | 4 Tetor 2023
E.K

Policia në Gjilan e ka gjobitur me 300 euro dhe i ka vendosur tri pikë negative, dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj një shoferi për tejkalim të shpejtësisë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se shoferi ishte duke vozitur 228 kilometra në orë në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 120 km/h, përcjell Arbresh.info

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme