Google ADS

Trajneri i Porto-s para ndeshjes ndaj Barcelonës: Respekt për kundërshtarin, mirëpo frikë nuk kemi nga asgjë

11:13 | 4 Tetor 2023
KRG

Trajneri i FC Portos, Sergio Conceçiao, ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Barcelonës në kuadër të fazës së grupeve në Champions League.

I pari i skuadrës portugeze ka thënë se kanë respekt maksimal ndaj Barcelonës, mirëpo nuk kanë frikë nga ta, shkruan Arbresh.info.

“Le të shkojmë në lojë duke menduar se mund dhe duhet të fitojmë. Respekti që kemi për kundërshtarët tanë nuk duhet të na bëjë të kemi frikë nga asgjë” ka thënë ai.

48-vjeçari po ashtu ka bërë të ditur se do të shfrytëzojnë gabimet e mundshme që skuadra spanjolle do të i bëjë, për të krijuar kundërsulme të shpejta.

“Të gjitha skuadrat kanë dobësi që mund të shfrytëzohen. Ne duhet të jemi solidë në mbrojtje dhe më pas të përfitojmë nga çdo dobësi të Barcelonës në mënyrë që ta fitojmë ndeshjen” – ka thënë Conceçiao.

Ndeshja FC Porto-Barcelona do të zhvillohet në stadiumin “Estádio do Dragão” më fillim nga ora 21:00./Arbresh.info/

Të ngjashme