Google ADS

Arrestohet një person në Shtime, e kanosi me armë kolegun e tij

10:13 | 4 Tetor 2023
E.K

Është arrestuar një person, nën dyshimin se i njëjti ka kanosur kolegun e tij, pas një mosmarrëveshjeje që kishin në vendin e punës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:00 në rrugën “Qamëria”, në Shtime, përcjell Arbresh.info.

“ Rr. Qamëria, Shtime 03.10.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje përderisa ishin në vendin e punës, e ka kanosur kolegun e tij, viktimën mashkull kosovar. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar një revole me gaë, një karikator dhe 11 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme