Kevin McCarthy është shkarkuar nga pozita e udhëheqësit të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, në një votë mosbesimi.
Kjo është hera e parë në historinë amerikane që shkarkohet një zyrtar prej kësaj pozite.
McCarthy është shkarkuar nga pozita e liderit të shumicës së republikanëve në këtë dhomë të Kongresit me 216 vota për dhe 210 kundër.
Politikanët e linjës së ashpër kanë votuar për largimin e tij, pasi McCarthy e ka arritur një marrëveshje me demokratët e Senatit për t’i financuar agjencitë qeveritare.
Aktualisht nuk ekziston një emër që do ta mbikëqyrë shumicën e republikanëve në këtë dhomë.
Kongresi i ka rreth 40 ditë për ta arritur një marrëveshje që shmang mbylljen e Qeverisë amerikane.
Republikani nga Florida Matt Gaetz, aleat i ish-presidentit amerikan Donald Trump, e ka nisur procedurën për shkarkimin e McCarthyt.
Ai e ka akuzuar udhëheqësin e deritanishëm për arritjen e një marrëveshjeje sekrete me Shtëpinë e Bardhë për ta vazhduar financimin për Ukrainën, teksa është negociuar shmangia e mbylljes qeveritare në fundjavë.
McCarthy e ka hedhur poshtë diçka të tillë.
Ish-presidenti Trump ka thënë se partia duhet t’i luftojë “demokratët e majtë radikalë” dhe jo njëri-tjetrin.
Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, ka thënë përmes një deklarate se presidenti amerikan Joe Biden është duke shpresuar që Dhoma e Përfaqësuesve të gjejë shpejt një emër të ri në udhëheqësi, duke përmendur se “sfidat me të cilat përballet kombi ynë, nuk mund të presin”./rel
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik